Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje

Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan. Ja disa prej tyre: Marie Tucçi– Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950. Marta Doda– Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 nëagoni të jetës së saj. Hava Golemi – Lindur në Golem...