Kush ishte në të vërtetë Homeri?

Kush ishte në të vërtetë Homeri?

Nga Alice Figini Homeri ka qenë një personazh që ka ngjallur gjithmonë mosmarrëveshje midis studiuesve. A ka ekzistuar vërtet autori i Iliadës dhe Odisesë? Ky dyshim është ngritur që në kohët e lashta, dhe saktësisht në shekullin VII Para Krishtit kur Kalinusi nga Efesi iu referua qarkullimit të veçantë të dy poezive, të cilat nuk mund të ishin shkruar nga i njëjti person. Debati u thellua në epokën moderne, me botimin e traktatit “Prolegomena ad Homerum” nga Fridrih Volf në vitin 1795, që shënoi fillimin e një sërë studimesh të kritikës analitike mbi poemat homerike, veçanërisht mbi Iliadën, që ishte teksti më i fragmentuar dhe më asimetrik. “Çështja” ka vazhduar deri në ditët e sotme, dhe mbetet kryesisht ende e pazgjidhur si enigmë. Çështja homerike...