Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte Milush Kopiliqi? I
Nga: Ahmet Qeriqi Motivet homerike, në forma paksa të modifikuara, edhe sot e kësaj dite ruhen në trashëgiminë gojore, sidomos në trashëgiminë gojore shqiptare. Kujtimi për të kaluarën shtrihet po thuajse në të gjitha sferat e rrëfimeve gojore e sidomos në epikën heroike legjendare, e cila është një rezervat i pashtershëm për të gjurmuar elementet autentike të rrëfimeve të lashta.Edhe pse hulumtimet e derisotme nuk sjellin fakte të mjaftueshme për vjetërsinë e shkrimit shqip, dihet mirëfilli se kultura e trashëgimisë gojore është shumë e vjetër, dhe si e tillë në disa periudha të zhvillimit të historisë së qytetërimit, ka qenë e vetmja formë e kujtimit dhe e komunikimit me të kaluarën. Ndër hebrenj dhe arabë ishte e njohur tradita e mësimit përmendësh të librave fetarë,...