Kush ishin në të vërtetë Akejtë?

Kush ishin në të vërtetë Akejtë?

Të gjithë grekët që kanë rrethuar muret e Trojës, sipas Iliadës, janë Akej, apo banorë të Akaias. Por, sipas disa studiuesve, prapa atij emri fshihej edhe një popull gjysmë nomad i imigruar në Greqi nga Europa Qendrore në mijëvjeçarin II para Krishtit. Pasi u integruan me indigjenët, ata mendohet se janë vendosur në Argolidë në Peloponez, ku krijuan disa qytete shtete dhe i dhanë jetë qytetërimit që sot e quajmë mikenas nga qyteti i Mikenës Ta zëmë se vendosni të shkruani një roman që flet për heronj, për beteja dhe për mbretëresha, gjithçka e kalitur nga një copë magjie (apo ndërhyrje hyjnore, si të doni): në cilën epokë do ta ambientonit? Ndoshta në një epokë të lashtë e plot përralla, të largët por jo shumë....