Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

Kush është Ermir Ndreaj “Cinco”, trafikanti i drogës që përmend kryeministrin e Shqipërisë në përgjime

Ermir Ndreaj, alias “Cinco”, shqiptari i dënuar në Belgjikë me 25 vite burg për çështje droge, del në përgjimet e Sky ECC duke diskutuar transporte kokaine, investime milionëshe dhe duke pretenduar në një prej bisedave se “edhe kryeministri i Shqipërisë është pjesë”. Për një periudhë ai jetonte në Britselei me partneren e tij, Elira, ku kishin sallonin e bukurisë Clinique Cinq. Në Shqipëri kishte edhe një klub nate. Ermir Ndreaj (44) dukej në çdo aspekt si një biznesmen i suksesshëm, përfshirë edhe një orë me vlerë 200 mijë euro. Por “Cinco” ishte gjithashtu njeriu që telefonohej kur një transport, një magazinë apo një ngarkesë droge rrezikonte të shkonte keq. “Ne kemi në duart tona mallra me vlerë 30 milionë. Duhet t’i heqim qafe sa më...