Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i fortë sot. Si janë statistikat mes skuadrave?
Vëmendja e futbollit shqiptar zhvendoset sot në Shkodër, ku Vllaznia dhe Partizani do të përballen në një duel që premton emocione. Sfida e javës së tretë të “SUPERIORES” do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur në orën 18:30. Të dyja skuadrat kanë pasur një start jo bindës të kampionatit. Vllaznia numëron 2 pikë në dy javët e para, pas dy barazimeve, ndërsa Partizani ka grumbulluar vetëm 1 pikë, me një barazim dhe një humbje. Shkodranët vijnë në këtë takim pas tri ndeshjeve të fundit: 29 gusht, AF Elbasani 1-1 Vllaznia 21 gusht, Vllaznia 2-2 Skënderbeu 15 gusht, Vllaznia 2-2 Vora “Demat e Kuq” regjistrojnë këto rezultate në tri ndeshjet e fundit: 29 gusht, Partizani 1-2 Laçi 22 gusht, Teuta 0-0 Partizani 6 gusht:...
Burimi:
vizionplus.tv