Kurti: Xhevdet Xhafa, artist që ka lënë gjurmë në kulturën e Kosovës

Kurti: Xhevdet Xhafa, artist që ka lënë gjurmë në kulturën e Kosovës

10 September, 2026 - 22:49 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar figurën dhe krijimtarinë e artistit të njohur kosovar Xhevdet Xhafa, në kuadër të hapjes së ekspozitës së tij në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kurti e përshkroi Xhafën si një artist të veçantë, krijimtaria e të cilit shtrihet në rreth shtatë dekada dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme në kulturën dhe artin bashkëkohor të Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti u ndal te karakteri dhe puna e artistit, duke e cilësuar Xhafën si bashkëkohor për nga vepra, por me një karakter të veçantë. Ai theksoi se veprat e tij janë bërë pjesë e identitetit kulturor dhe estetik të vendit dhe do të vazhdojnë të flasin edhe për brezat e ardhshëm. Kurti vuri në dukje gjithashtu se institucionet e artit dhe kulturës nuk i kanë dhënë gjithmonë hapësirën e merituar artistit, ndërsa shprehu kënaqësinë që Galeria Kombëtare e Kosovës e ka pritur këtë ekspozitë. Ekspozita e Xhevdet Xhafës do të jetë e hapur për publikun deri më 20 nëntor, duke u ofruar artdashësve mundësinë të njihen nga afër me...