Kurti në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds” të Afrim Spahiut në Pejë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds”, të profesor Afrim Spahiut, kuruar nga Sislej Xhafa, e cila u hap dje në Pejë. Sipas njoftimit nga Kryeministria, në prani të përfaqësuesve institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, artistëve dhe përfaqësuesve të shumtë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, kryeministri tha se “Duke vallëzuar me re”, është ekspozitë e cila krahas fotografive të Profesor Spahiut sjell edhe filmin dokumentar të jashtëzakonshëm të Besim Sahatçiut “117”. Kryeministri Kurti tha se profesor Afrim Spahiu është i njohur jo vetëm për fotografitë, por edhe për fotografitë në film, përkatësisht për filmografi. Ndërsa shtoi se është kënaqur e gëzuar duke parë punimet e profesorit dhe se është edukuar estetikisht nëpërmjet...
Burimi:
kultplus.com