Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori goditje të rëndë, por kush do t’i shmangë zgjedhjet e ka shansin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, ai ka thënë se kushdo që ka qëllim që t’i shmangë zgjedhjet e reja “e ka shansin”. Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve. “Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin. E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga...
Burimi:
syri.net