Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës-albin kurti KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe, ndërsa nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së. Seanca vjen pasi Kuvendi u konstitua gjatë paradites së sotme pas zgjedhjeve të nënkryetarëve të Kuvendit.  Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa lajmin e bëri të ditur në një postimn në rrjetin e saj social "Facebook". “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e...