Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kurbin/ Thyen xhamat e lokalit për të vjedhur, arrestohen në flagrancë dy persona
👁6306
Policia ka arrestuar 2 shtetas, pasi rreth mesnatës thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte. Mësohet se të dy shtetasit janë me precedent të theksuar për këtë krim. “Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore...