Kur Voskopoja ishte qendër e përparuar e arsimit

Kur Voskopoja ishte qendër e përparuar e arsimit

Nga: Dhimitër S. Shuteriqi Në shek. XVIII, një sërë qytetesh shqiptare si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati, njohën një zhvillim kulturor të dukshëm për atë kohë të feudalizmit dhe të pushtimit osman. U pajisën me shkolla dhe me vepra të arkitekturës artistike. Ky zhvillim u duk mirë në qytetin malor të Voskopojës, një nga më të rëndësishmit e vendit. Voskopoja, sot fshat në jugperëndim të Korçës, në saje të zejtarisë dhe të tregtisë, që nga fundi i shek. XVII, kishte marrë trajtën e një qyteti që po shkonte shpejt përpara. Dëshmi të ndryshme, edhe bashkëkohëse, japin deri në 50.000 banorë. Shifrat e teprojnë. Por nuk duhet të kenë qenë më pak se 25.000-30.000 banorë. Qyteti banohej nga vllehtë, por midis krahinave shqiptare, Voskopoja ka pasur,...