Kur policia e merr personale përplasjen me qytetarin, kush e mbrojt popullin nga uniforma?
Ka një moment gjatë protestave kur përplasja mes policisë dhe qytetarëve nuk duket më vetëm si një operacion për ruajtjen e rendit. Ajo rrezikon të marrë formën e një konflikti personal, ku polici nuk sheh përballë një qytetar, por një kundërshtar që duhet ta mposhtë. Dhe pikërisht këtu lind një nga pyetjet më shqetësuese për mënyrën se si ushtrohet autoriteti shtetëror në Shqipëri: a po përdoret gjithmonë forca për të zbatuar ligjin, apo në raste të caktuara për të ndëshkuar atë që guxon të kundërshtojë? Pamjet e përplasjeve në protestat e fundit në Tiranë, ndjekjet e protestuesve në rrugë dhe rastet e dyshuara të përdorimit joproporcional të forcës e kanë rikthyer këtë debat. Më 25 tetor, Policia e Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të një...
Burimi:
ntv.al