Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kur Noli takoi Wilsonin
Nga: Ilir Ikonomi 4 korrik 1918: 105 vjet më parë, Fan Noli, bashkë me përfaqësues të 33 kombësive, të ftuar nga presidenti [amerikan] Woodrow Wilson në jahtin presidencial, shkuan në Mount Vernon, një bregore e gjelbëruar jo shumë larg Uashingtonit, për të marrë pjesë në festimet e 4 korrikut – ditës së pavarësisë së Amerikës. Atje Vilsoni mbajti një fjalim pranë varrit të Presidentit George Washingtonit. Të ftuarit vendosën kurora. Në atë kohë, Fan Noli ishte kryetar i Federatës Vatra në Boston. Lufta e Parë Botërore dukej se do të përfundonte shpejt dhe fati i Shqipërisë ishte në fije të perit. Ajo mund të copëtohej mes fqinjëve. Gjatë kthimit për në Uashington, Wilsoni bisedoi në jaht me secilin prej të ftuarve. Noli gjeti rast dhe...