Kur bota humb ekuilibrin, Ramë Dardania sjell “Anatominë e Kaosit” në Vevey të Zvicrës
Artisti shqiptar Ramë Dardania do të hapë ekspozitën e tij personale “Anatomia e Kaosit” më 19 nëntor 2026, në galerinë FRESA y CHOCOLATE në Vevey të Zvicrës. Ekspozita prezantohet nga Fondation Artists-Way dhe trajton, përmes gjuhës pamore, gjendjen e njeriut përballë pasigurisë dhe tensioneve të botës bashkëkohore. Duke u mbështetur në figuracionin njerëzor, ngjyrat ekspresive dhe kompozimet që përcjellin ngarkesë emocionale, Dardania ndërton një rrëfim artistik mbi përjetimet individuale dhe kolektive në një kohë të shënuar nga konfliktet, polarizimi shoqëror dhe pasiguria. Në veprat e tij, kaosi nuk shfaqet vetëm si çrregullim i jashtëm, por edhe si gjendje e brendshme, e lidhur me mënyrën se si individi e përjeton dhe e kupton realitetin. Figurat njerëzore dhe fytyrat e shprehura përmes deformimeve emocionale krijojnë një hapësirë...
Burimi:
kultplus.com