Kupat e vogla njohin gjysmëfinalistët, Chelsea, Fiorentina dhe Betis avancojnë në UEFA Conference League

Kupat e vogla njohin gjysmëfinalistët, Chelsea, Fiorentina dhe Betis avancojnë në UEFA Conference League

Atletik Bilbao, Manchester United, Tottenham dhe Bodo/Glimt janë ekipet e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja më dramatike ishte ajo e luajtur në “Old Trafford”. Takimi i parë në Francë ishte mbyllur me rezultatin 2-2. Në Manchester, “Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi 2-0 në pjesën e parë, falë golave të Ugarte dhe Dalot. Mirëpo, miqtë nga Lyoni bënë surprizën e madhe pas mesit të pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin me golat e shpejtë të Tolisso dhe Tagliafico. Para se të mbyllej koha e rregullt, Tolisso mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Lyonin me 10 lojtarë, ndërsa ndeshja shkoi në shtesë. Megjithëse me një lojtar më pak, francezët bënë mrekullinë në shtesë, duke shënuar dy herë dhe përmbysur gjithçka...