Kupa e Botës për Klube: Real Madrid bën detyrën ndaj Pachuca dhe merr kryesimin e grupit (video)

Kupa e Botës për Klube: Real Madrid bën detyrën ndaj Pachuca dhe merr kryesimin e grupit (video)

Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Pachuca në ndeshjen e dytë për grupin H, për Kupën e Botës për Klube. Madrilenët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me një lojtar më pak që në minutën e 6-të. Raul Asencio u përjashtua me karton të kuq si lojtar i fundit pasi mbajti nga fanella sulmuesin e Pachuca-s, Rondon. Ndeshjen e parë në grup, Asencio shkaktoi penallti, nga e cila erdhi goli i barazimit për Al-Hilal, ndërsa sot bëri një tjetër gafë, duke lënë fushën e lojës pas 6 minutash. Në minutën e 35-të, Real Madrid kaloi në avantazh. Pas një...
Burimi: Telesport.al