Kundër ekstradimit në Shqipëri/ Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon ankimin e dytë të Ervin Matës
Ankimi i dytë i Ervin Matës kundër ekstradimit në Shqipëri, është rrëzuar nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave për dorëzimin e tij te autoritetet shqiptare. Trupa gjykuese vlerësoi se mbrojtja nuk kishte paraqitur argumente të mjaftueshme për të kundërshtuar vendimin e mëparshëm që miratonte ekstradimin. Megjithatë, ekstradimi nuk është ende përfundimtar, pasi kërkohet edhe vlerësimi i Presidentit të Brazilit dhe përmbushja nga pala shqiptare e angazhimeve të parashikuara në legjislacionin brazilian. Gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes Në ankimin e tij, Ervin Mata pretendonte se procedura e ekstradimit duhej të pezullohej deri në shqyrtimin e kërkesës së tij për azil në Brazil. Ai ngriti gjithashtu pretendime lidhur me ekzistencën e një hetimi policor ndaj tij në këtë shtet dhe...
Burimi:
syri.net