Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027!
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se bursa mujore për studentët që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë, duke nisur nga janari i vitit 2027. Lajmi u bë publik nga vetë ministrja përmes një reagimi në rrjetet sociale, pasi një student i kishte shprehur shqetësimin për rritjen e kostove të jetesës dhe të qirave në Tiranë. Kumbaro sqaroi se rritja e bursës synon të ndihmojë studentët të përballojnë më lehtë shpenzimet e strehimit dhe kostot e përditshme. Sipas saj, nga kjo skemë do të përfitojnë rreth 5 900 studentë nga familje me vështirësi social-ekonomike. “Duke filluar nga janari, kjo bursë do të jetë 25.000 lekë të reja në muaj ose 250.000 lekë të vjetra....
Burimi:
javanews.al