Kumbaro: Mbi 600 mijë euro financim për doktoraturat e studiuesve të rinj
Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026. Në aktivitetin ku të pranishëm ishin përfaqësues të botës akademike, pedagogë, studiues shkencorë, doktorantë e studentë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se ky vit i ri akademik ka nisur me një infranstrukturë të përmirësuar, ashtu edhe programe, me mbështetje, me buxhete dhe thirrje për studentët. “Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit e ka pasuruar shumë portofolin e mbështetjeve të saj ndër vite. Jemi në vitin e dytë të këtij programi, por me një skemë shumë më të përmirësuar, shumë më të qartë dhe, mbi të gjitha, me një mbështetje të shumëfishuar për doktorantët”, u shpreh Kumbaro. Ministrja vuri në dukje se nëse...
Burimi:
kohajone.com