Kultura shqiptare udhëton në Itali me Ansamblin Kombëtar

Kultura shqiptare udhëton në Itali me Ansamblin Kombëtar

19 September, 2026 - 19:30 Këngët, vallet dhe ngjyrat e traditës shqiptare do të udhëtojnë në katër qytete të Italisë, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të prezantojë një program artistik për publikun dhe komunitetin shqiptar atje. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe kalendarin e shfaqjeve të turneut. “Katër qytete, katër mbrëmje plot këngë, valle, ngjyra dhe emocione, në një festë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe kulturën e tyre”, ka shkruar Rama. Turneu nis më 19 shtator në Brescia dhe vijon më 20 shtator në Torino. Më 21 shtator Ansambli do të performojë në Pordenone, ndërsa mbrëmja e fundit e turneut do të mbahet më 22 shtator në Rovereto....