Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik. Tahir Latifi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se përgjegjësia morale shkon përtej lidhjes direkte me një dëm apo mossukses institucional. Ajo është pjesë e vetë rolit udhëheqës, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Javën e kaluar, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqje nga pozita, vetëm pak ditë pas vdekjes së një 27-vjeçari, gjatë arrestimit nga policia. Ai e bëri kërkesën për...
Burimi: Opinion.al