Zucchero sjell magjinë e blues, rock dhe soul në Tiranë
Ikona e muzikës italiane, Zucchero, elektrizoi mbrëmjen e djeshme Pallatin e Kongreseve, duke sjellë një koncert që u shndërrua në një festë të vërtetë të blues-it, rock-ut dhe soul-it. Me zërin e tij karakteristik dhe energjinë që e ka shoqëruar prej dekadash në skenat botërore, artisti bëri që publiku ta shoqëronte pothuajse çdo këngë me duartrokitje. Salla ishte e mbushur plot, ndërsa artisti legjendar interpretoi disa prej hiteve më të dashura të karrierës së tij, mes tyre “Senza una donna”, “Baila (Sexy Thing)”, “Diamante”, “Il Volo” dhe “Diavolo in me”, të kënduara në kor nga publiku. I shoqëruar nga një bandë muzikantësh të nivelit të lartë dhe një seksion frymorësh që i dha koncertit energji fantastike, Zucchero krijoi atmosferën karakteristike që e ka bërë një...
Burimi:
kultplus.com