Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha strukturat operacionale që u angazhuan në shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e Parkut Arkeologjik të Bylisit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri vlerësoi reagimin e menjëhershëm dhe koordinimin ndërinstitucional, të cilët shmangën një katastrofë për një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend. Sipas ministrit, puna për shuarjen përfundimtare të vatrës së zjarrit vijon, ndërkohë që ai bëri thirrje për një qasje serioze ndaj mbrojtjes së pasurive kombëtare. Ministri Gonxhja veçoi përkushtimin dhe sakrificën e efektivëve që operuan në terren në kushte të vështira: “Mirënjohje për efektivët e shërbimeve zjarrfikëse të Mallakastrës, Roskovecit dhe Albpetrolit, për punonjësit e Parkut Arkeologjik Bylis, për Prefekturën Fier, Bashkinë...