Zbulim i jashtëzakonshëm në Tajlandë: Gjendet një dinozaur gjigant me qafë 20 metra të gjatë
Paleontologët në Tajlandë kanë zbuluar një specie të re dinozauri nga fosilet e gjetura në provincën Kalasin, në verilindje të vendit. Dinozauri, i quajtur “Uragasaurus kalasinensis”, ishte barngrënës dhe mendohet se ka jetuar rreth 150 milionë vjet më parë, gjatë periudhës së Jurasikut të Vonë. Ai kishte një qafë jashtëzakonisht të gjatë dhe arrinte deri në 20 metra gjatësi, afërsisht sa gjatësia e një fushe kriketi. Sipas Dr. Apirat Nilphanaphan, autorit kryesor të studimit nga Universiteti Mahasarakham, fosili është pjesë e një koleksioni të madh të zbuluar në zonën Phu Noi. Vendi u identifikua për herë të parë në vitin 2008, pasi një banor gjeti fragmente që i ngjanin luspave të një gjarpri. Kur studiuesit nisën gërmimet, ata zbuluan dhëmbë, kocka dhe shumë fosile të...
Burimi:
kultplus.com