Violonçeli që i shpëtoi jetën në Auschwitz: historia e Anita Lasker-Wallfisch
Në Auschwitz, një talent muzikor mund të bëhej dallimi mes jetës dhe vdekjes. Për Anita Lasker, një vajzë hebreje që mbërriti në kamp në vitin 1943, violonçeli që kishte dashur që nga fëmijëria u kthye në mënyrë të papritur në shpëtimin e saj. Kur zbriti nga treni, Anita u përball me një realitet që nuk e kishte imagjinuar. U rrua, iu morën rrobat dhe në krah iu tatuazhua një numër. Në mes të këtij tmerri, ajo përmendi rastësisht se luante violonçel. Një e burgosur tjetër e kuptoi menjëherë se kjo mund t’i shpëtonte jetën dhe e prezantoi me Alma Rosé-n, dirigjenten e Orkestrës së Grave të Auschwitz-it. Kështu, muzika që kishte qenë pjesë e një fëmijërie të qetë u bë pjesë e mbijetesës. Orkestra luante...
Burimi:
kultplus.com