“Vdekja e Kalit” shfaqet në Berlin/ Festivali “Fly Like an Eagle” rikthen klasikët dhe kinemanë moderne shqiptare

“Vdekja e Kalit” shfaqet në Berlin/ Festivali “Fly Like an Eagle” rikthen klasikët dhe kinemanë moderne shqiptare

Për një javë në Berlin po mbahet Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”. Babylon Berlin, në zemër të kryeqytetit gjerman, foli shqip, duke shfaqur për publikun ndërkombëtar 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër. Një mbrëmje e veçantë ishte shfaqja e filmit “Vdekja e Kalit”, i parë prodhim kinematografik antikomunist që u prodhua pas rënies së diktaturës në Shqipëri, me praninë e vetë protagonisit, aktorit Timo Flloko. Flloko shpjegoi për të pranishmit si ky film i 34 viteve më parë pasqyron periudhën e trazuar të tranzicionit shqiptar dhe shembjen e strukturave të vjetra përmes një narrative të fuqishme artistike. “Agroni përfaqëson ndërgjegjjen individuale...