UPWARD Student Film Festival mbyll edicionin e tretë duke kurorëzuar autorët e rinj nga e gjithë bota

UPWARD Student Film Festival mbyll edicionin e tretë duke kurorëzuar autorët e rinj nga e gjithë bota

Dilara Sollova Ka histori që lindin në auditorë universitetesh, në ushtrime filmike apo në projektet e para të studentëve, por që shumë shpejt arrijnë të flasin me një gjuhë universale. Pikërisht këto histori u bënë pjesë e edicionit të tretë të UPWARD International Student Film Festival, i cili për katër ditë me radhë e shndërroi Prishtinën në një pikëtakim të kineastëve të rinj, profesorëve universitarë, studiuesve dhe dashamirësve të filmit nga vende të ndryshme të botës.Nga 8 deri më 11 korrik, festivali solli në ekran një përzgjedhje të krijimeve më të mira studentore, duke dëshmuar se kinemaja e autorëve të rinj vazhdon të jetë një nga hapësirat më të fuqishme të eksperimentimit artistik dhe të reflektimit mbi sfidat e shoqërisë bashkëkohore. Gjatë festivalit u shfaqën...