“Unë jam ateist”/ Debati për fenë dhe shkencën, Serjani i përgjigjet Nanos: Zoti ekziston, është gjë e madhe të krijosh qiellin dhe tokën

“Unë jam ateist”/ Debati për fenë dhe shkencën, Serjani i përgjigjet Nanos: Zoti ekziston, është gjë e madhe të krijosh qiellin dhe tokën

“Unë jam ateist, për të kuptuar botën unë bazohem tek ajo që më thotë shkenca, tek ajo që më thotë logjika”, shprehet Mustafa Nano.  “Unë do të mbroj tezën se përse krishtërimi është shpjegimi më i mirë për realitetin…”, tha Kaon Serjani. Mustafa Nano në rolin e një ateisti dhe teologu Kaon Serjani si një i krishterë zhvilluan një debat publik me qëllimin për të dhënë përgjigje pyetjes ekzistenciale se cili ofron shpjegimin më bindës për realitetin. Mustafa Nano, publicist, ish-ambasador: Ateizmi është një kundërshtim i narrativave fetare. Kemi objeksionet tona ndaj narrativave fetare. Kaon Serjani, studiues, teolog: Kjo është dhe arsyeja përse duhet ta braktisësh ateizmin, sepse nuk shpjegon gjë. Një botëkuptim që të jetë i arsyeshëm duhet të bëjë shpjegimin më të mirë...