Unë dua të jem ti
Poezi nga Rainer Maria Rilke Unë dua të ëndërroj ëndrra të qeta Dhe me shkëlqimin e tyre të stolis si me dredhëza odën time në pritje. Unë dua të marr me vete bekimin e duarve të tua në duart e mia dhe në flokët e mi në natën time Nuk dua t’u flas njerëzve Që jehonën e fjalëve të tua (që dridhet si një kumbim mbi të miat dhe ua pasuron tingullin) Të mos e humb dhe nuk dua ta shoh më diellin e mbrëmjes në asnjë dritë Për të ndezur në zjarrin e syve të tu mijëra viktima zëpake… Unë dua të lindem në ty Si lutja e fëmijëve në mëngjesin e zëshëm e brohoritës Si raketa mes yjeve më të vetmuar Unë dua...
Burimi:
kultplus.com