Trump në finalen e Kupës së Botës, FIFA i beson dorëzimin e trofeut

Trump në finalen e Kupës së Botës, FIFA i beson dorëzimin e trofeut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të marrë pjesë për herë të parë, në një ndeshje të Kupës së Botës, duke ndjekur finalen e së dielës mes Spanjës dhe Argjentinës në East Rutherford, Nju Xhersi. Sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti Trump do t’i dorëzojë trofeun kapitenit të skuadrës fituese, që pritet të jetë ose Lionel Messi për Argjentinën, ose Rodri për Spanjën. Ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, ku drejtuesit e shteteve dhe zyrtarët e FIFA-s, vetëm përshëndesnin ekipet fituese, këtë herë Trump do të jetë ai që do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës. Marrëdhënia e ngushtë mes Trump dhe Infantino ka tërhequr vëmendje. Më herët, Infantino i ka dhënë Trump, një trofe të artë dhe një medalje...