Trofeu gjigant i Botërorit me mbi 1.3 milionë LEGO zbukuron Nju Jorkun

Trofeu gjigant i Botërorit me mbi 1.3 milionë LEGO zbukuron Nju Jorkun

Një kopje gjigante e trofeut të Kupës së Botës, e ndërtuar me më shumë se 1.3 milionë tulla LEGO, është vendosur pranë Rockefeller Center në Nju Jork, duke u bërë një nga atraksionet më të veçanta për tifozët gjatë Botërorit 2026. Struktura është 8.4 metra e lartë dhe është një version 25 herë më i madh se modeli origjinal i trofeut LEGO, i cili u publikua nga kompania para turneut, shkruan KultPlus. Trofeu gjigant u ndërtua në 16 pjesë të mëdha rreth një kornize prej çeliku dhe më pas u transportua e u montua në Rockefeller Plaza, ku ndodhet hapësira e festivalit për tifozët. Dizajni riprodhon trofeun zyrtar të FIFA-s, i cili u dha për herë të parë kampionit të botës në vitin 1974 dhe...