Tirana, një kapitull i ri në hartën turistike të Evropës
Tirana po përjeton një prej transformimeve më të shpejta të historisë së saj. Nga një kryeqytet i vogël dhe relativisht i panjohur në hartën turistike evropiane, ajo po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion urban ku e kaluara dhe e tashmja bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Në një artikull të publikuar nga media britanike “City AM”, gazetari Chris Dorrell e përshkruan Tiranën si një qytet në lëvizje të vazhdueshme, ku ndërtesat e reja, hapësirat publike, jeta e natës dhe trashëgimia historike krijojnë një peizazh urban që ndryshon pothuajse nga viti në vit. Rritja e turizmit është një prej treguesve më të dukshëm të këtij transformimi. Shqipëria regjistroi 12.5 milionë vizitorë që qëndruan të paktën një natë në vend gjatë vitit 2025, një shifër...
Burimi:
kultplus.com