Nga trashëgimia te tingujt modernë, kështu u zhvillua nata e pestë e Etno Fest

Nga trashëgimia te tingujt modernë, kështu u zhvillua nata e pestë e Etno Fest

Nata e pestë e Etno Fest 2026 u karakterizua nga ndërthurja e traditës, muzikës dhe performancave artistike, duke sjellë në skenë një program të pasur për publikun. Mbrëmja u hap nga Etnoansambli “Afërdita” nga Belshi, i cili solli vallet autoktone dhe elemente të folklorit shqiptar, duke i dhënë fillim programit me frymën e trashëgimisë kulturore. Screenshot Një prej pikave kryesore të mbrëmjes ishte koncerti “Këngë të Nexhmije Pagarushës”, kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të muzikës shqiptare. Veprat e saj u interpretuan nga sopranoja Arta Jashari dhe pianistja Pranvera Hoxha, ndërsa performanca u shoqërua edhe nga kitaristi Astrit Stafaj dhe trompetisti Avni Krasniqi. Programi vijoi me performancën e Sedat Kuçi Trio, të cilët sollën një tjetër atmosferë muzikore përmes tingujve dhe improvizimeve të tyre....