Tirana hyn në hartën e koncerteve globale me Kanye West
Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut shqiptar dhe të fansave të muzikës moderne. Tirana përjetoi një moment historik me koncertin e parë të Kanye West në Shqipëri, një ngjarje që shënoi jo vetëm debutimin e artistit në vend, por edhe një etapë të re për skenën e eventeve ndërkombëtare në kryeqytetin shqiptar. Mijëra spektatorë mbushën hapësirën e koncertit, ndërsa fansa nga Shqipëria, Kosova, rajoni, dhe vende të tjera si Greqia, Italia, Bullgaria, Spanja etj., udhëtuan drejt Tiranës për të ndjekur nga afër performancën e një prej artistëve më me ndikim të muzikës bashkëkohore. Që në orët e para të mbrëmjes, atmosfera u karakterizua nga entuziazmi, dhe pritshmëritë e larta për një spektakël të pazakontë. Me një repertor që përfshiu disa...
Burimi:
kultplus.com