‘The Odyssey’ si udhërrëfyes për jetën moderne: Psikologia britanike flet për ‘mentalitetin e Odisesë’

‘The Odyssey’ si udhërrëfyes për jetën moderne: Psikologia britanike flet për ‘mentalitetin e Odisesë’

Filmi i shumëpritur The Odyssey i Christopher Nolan po rikthen në qendër të vëmendjes jo vetëm epikën e Homerit, por edhe mesazhet e saj të përjetshme. Sipas një analize të publikuar nga The Independent, “Odisea” mbetet një nga veprat më aktuale për të kuptuar sfidat e jetës moderne, duke ofruar mësime mbi qëndrueshmërinë, identitetin dhe aftësinë për të kapërcyer vështirësitë.  Psikologia klinike dhe studiuesja e letërsisë klasike, Dr. Sam Akbar, autore e librit The Odyssey Mindset, argumenton se udhëtimi i Odiseut është shumë më tepër sesa një aventurë mitologjike. Sipas saj, ai përfaqëson një rrugëtim të zbulimit të vetes dhe të përballjes me humbjen, traumën, dështimin dhe shpresën, përvoja që mbeten universale edhe sot.  Akbar thekson se “Odisea” trajton tema psikologjike shumë kohë përpara se...