“The Odyssey” i Nolanit, mes besnikërisë ndaj Homerit dhe lëshimeve artistike

“The Odyssey” i Nolanit, mes besnikërisë ndaj Homerit dhe lëshimeve artistike

“Odiseja” është një nga katër veprat themelore të traditës epike botërore (bashkë me “Gilgameshin”, “Mahabharatën” dhe “Iliadën”) dhe një nga dy veprat mbi të cilat është ngritur qytetërimi perëndimor. Homeri vetë (pavarësisht çështjes së pazgjidhur të autorësisë) ka zënë vend në krye të letërsisë botërore. Shkruan: Ag Apolloni Shumica e studiuesve pajtohen se “Odiseja” është më interesante sesa “Iliada”, jo vetëm për arsye kompozicioni dhe aksioni, por edhe për çështje stili e reflektimi. Përderisa “Iliada” flet për rrethimin e Ilionit (Trojës), “Odiseja” flet për Odiseun, emrin e të cilit romakët e përkthyen si Uliks. Të flasësh për “Odisenë” do të thotë të hysh në debatin më të madh perëndimor, të njohur si Çështja homerike, ku përfshihen tema mbi autorësinë, gjuhën, letërsinë, historinë, politikën, mitologjinë, religjionin,...