“The End of the Stars”, një udhëtim në një Amerikë të boshatisur pas virusit

“The End of the Stars”, një udhëtim në një Amerikë të boshatisur pas virusit

Ridley Scott rikthehet me një histori fantastiko-shkencore që e vendos njeriun në një botë të shkatërruar nga një virus dhe e zhvendos mbijetesën në kufijtë mes apokalipsit dhe westernit. The End of the Stars, me Jacob Elordi, Margaret Qualley dhe Josh Brolin në role kryesore, ndërton një univers ku njerëzimi është pakësuar, qytetet janë boshatisur dhe çdo ditë është një betejë për të ruajtur atë që ka mbetur. Në qendër të filmit është Hig, i interpretuar nga Jacob Elordi, një ish-mekanik që fluturon mbi peizazhet e braktisura të Kolorados me një avion të vogël Cessna. Qeni i tij Jasper është shoqëruesi i vetëm gjatë këtyre udhëtimeve. Kur zbret pranë qytetit të Erie, Hig kërkon ilaçe dhe karburant, por edhe disa nga kënaqësitë e vogla që...