Sunny Hill me ndikim të madh financiar për Kosovën, ndikimi direkt konisderohet deri në 22 milionë
Data 4X ka dalë me statistika të ndikimit të festivaleve në të hyrat për vendin ku edhe zhvillohet, dhe në bazë të statistikave, thuhet se përgjatë festivalit, në Kosovë hyjnë 100 mijë vizitorë, kurse të hyrat materiale kapin shumë prej 22 milionë eurove, shkruan KultPlus. Kurse shpenzimet mesatare për një vizitorë kapin shumë prej 220 eurove. “Analiza është bazuar në burime zyrtare, të dhëna të organizatorëve, studime të ndikimit dhe raportime të pavarura për periudhën 2022–2026. Fuqia ekonomike e një festivali nuk përcaktohet vetëm nga madhësia e publikut, por nga sa shpenzon ai publik, sa gjatë qëndron dhe sa prej kësaj vlere përfundon te bizneset lokale”, thuhet në këtë publikim./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com