Sukses i jashtëzakonshëm i KF 2 Korriku në Gothia Cup 2026
Klubi futbollistik 2 Korriku nga Prishtina ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në Gothia Cup 2026, turneun më të madh ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja, i cili po mbahet në Göteborg të Suedisë. Në konkurrencën e 252 ekipeve në kategorinë B15, futbollistët e rinj të 2 Korrikut u renditën ndër tetë ekipet më të mira të turneut, duke dëshmuar talent, cilësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare. Përveç suksesit sportiv, klubi arriti edhe një vlerësim të veçantë, duke u shpallur fitues i çmimit “Best Outfit Award 2026” në ceremoninë hapëse të turneut, mes ekipeve nga dhjetëra shtete të botës, për paraqitjen më të mirë me kostume kombëtare. Ministria e Sportit dhe Rinisë përgëzon KF 2 Korriku për këtë paraqitje të shkëlqyer, e cila promovon me...
Burimi:
kultplus.com