Sot nis Sunny Hill Festival 2026, Katy Perry ylli i natës së parë

Sot nis Sunny Hill Festival 2026, Katy Perry ylli i natës së parë

Prishtina mirëpret sot nisjen e Sunny Hill Festival 2026, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, i cili do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Sunny Hill Festival Park. Nata e parë e festivalit do të sjellë në skenë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa kulmi i mbrëmjes pritet të jetë performanca e superyllit amerikan Katy Perry, e cila do të ngjitet në Sunny Hill Stage nga ora 22:30 deri në mesnatë, shkruan KultPlus. Para saj, publiku do të ketë mundësi të ndjekë performancat e Dhurata Dora (21:15–22:00), Manifest (20:15–21:00), Blanco (19:30–20:00) dhe Sahati (18:45–19:15). Në The Next Stage do të performojnë Caboo, Jolle, Ereza, ILO dhe La Fazani, ndërsa The Satellite Stage do të presë artistët Uran B., Malix...