Sot feston ditëlindjen kitaristi i njohur John Petrucci

Sot feston ditëlindjen kitaristi i njohur John Petrucci

Sot feston ditëlindjen kitaristi amerikan John Petrucci, një nga emrat më të njohur të muzikës progressive metal dhe themelues i bendit legjendar Dream Theater. I lindur më 12 korrik 1967, Petrucci njihet si një ndër kitaristët më virtuozë në botë. Përveç rolit të tij si kitarist, ai është edhe producent dhe autor i shumë prej këngëve të Dream Theater, ndërsa ka marrë pjesë edhe në projekte të tjera muzikore, si Liquid Tension Experiment. Gjatë karrierës së tij, Petrucci ka qenë pjesë e turneut të njohur G3 më shumë se çdo kitarist tjetër i ftuar dhe ka publikuar edhe albumin solo Suspended Animation. Ai vazhdon të jetë një figurë me ndikim në muzikën rock dhe metal, duke frymëzuar gjenerata të tëra kitaristësh në mbarë botën./KultPlus.com