Sot feston ditëlindjen dramaturgu dhe skenaristi amerikan Tony Kushner
Sot feston ditëlindjen dramaturgu, skenaristi dhe shkrimtari amerikan Tony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, një nga emrat më të njohur të teatrit bashkëkohor. Kushner është fitues i Çmimit Pulitzer për Dramë për veprën e njohur “Angels in America”, e cila konsiderohet një nga dramat më të rëndësishme amerikane të shekullit XX. Ai është nominuar gjithashtu për Çmimin Oscar për skenarin e adaptuar të filmit “Munich”, me regji të Steven Spielberg, të cilin e shkroi së bashku me Eric Roth. Përveç veprimtarisë së tij në teatër, Kushner ka dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në kinematografi, duke u vlerësuar si një nga skenaristët më të spikatur amerikanë të kohës së tij.
Burimi:
kultplus.com