Sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026: Spanja – Argjentina

Sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026: Spanja – Argjentina

Sytë e botës së futbollit do të jenë sonte të kthyer nga New York New Jersey Stadium në East Rutherford, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës 2026. Ndeshja nis në orën 21:00 me orën e Kosovës dhe do të vendosë fituesin e trofeut më të rëndësishëm në futboll. Spanja siguroi kualifikimin në finale pas një fitoreje bindëse 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, ndërsa Argjentina rezervoi biletën për aktin e fundit duke mposhtur Anglinë 2-1 me një përmbysje dramatike në minutat e fundit, përcjell KultPlus. Për Spanjën, kjo është mundësia për të fituar titullin e dytë botëror, pas triumfit historik në vitin 2010. Në anën tjetër, Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar në Katar në vitin 2022 dhe...