Skeleti i T. Rex-it “Gus” shitet për 50.1 milionë dollarë, vendos rekord botëror në ankand
Skeleti fosil i Tyrannosaurus rex, i njohur me emrin “Gus”, është shitur për 50.1 milionë dollarë në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Nju Jork, duke vendosur një rekord të ri si fosili i dinosaurit më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë. Me këtë shitje u thye rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2024 nga skeleti i stegosaurit “Apex”, i cili ishte shitur për 44.6 milionë dollarë. “Gus” konsiderohet një nga skeletët më të mëdhenj dhe më të ruajtur të Tyrannosaurus rex të zbuluar deri më sot. Ai u gjet gjatë gërmimeve të zhvilluara mes viteve 2021 dhe 2023 në Dakotën e Jugut dhe mori emrin e pronarit të tokës ku u zbulua. Ekspertët vlerësojnë se dinosauri ka jetuar rreth 67 milionë vjet më parë....
Burimi:
kultplus.com