Shteti me rreth 12 mijë banorë ndryshon emrin, rikthehet identiteti tradicional i Naoero-s
Kombi ishullor i Paqësorit, Nauru, ka ndryshuar zyrtarisht emrin e tij në Republikën e Naoero-s, duke u rikthyer te emërtimi tradicional i vendit në një përpjekje për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Parlamenti i Naurusë miratoi në maj një amendament kushtetues për ndryshimin e emrit të shtetit dhe fillimisht ishte planifikuar mbajtja e një referendumi kombëtar. Megjithatë, presidenti David Adeang njoftoi se referendumi ishte anuluar, duke argumentuar se emri Naoero nuk përbën një ndryshim të panjohur për qytetarët. “Vendimi për të mos mbajtur një referendum u mor pas një shqyrtimi të kujdesshëm të faktit se Naoero nuk është një emër i ri që ende nuk është pranuar nga qytetarët. Është tashmë identiteti i popullit tonë, është në emblemën kombëtare dhe...
Burimi:
kultplus.com