Shtëpia e Faik Konicës, e rrënuar, kërkohet që banesa e atdhetarit të shquar të kthehet në muze
Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë dhe gati e rrënuar. Banesa ku lindi një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare sot është e mbuluar nga shkurret. Beqir Potka është një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuoi në rikthimin e eshtrave të Faik Konicës në atdhe. Ai rrëfen se të shohësh vendin ku ka lindur Faik Bej Konica në këtë gjendje të sjell trishtim. “Për atë burrë kaq të madh që mbajti lart emrin e Shqipërisë qe kur shqiptarët vijnë në Amerikë, presin oficerin e emigracionit ti vërë vulën, ishte pikërisht fjala e këtij burri. Ishte dëshira që e bëri Shqipërine ta njihte bota. Unë...
Burimi:
vizionplus.tv