Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Shqipëria ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Esmeralda Kazia është shpallur “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë titull prestigjioz, i cili vlerëson lidershipin, vizionin dhe kontributin në avancimin e sigurisë kibernetike në nivel global, përcjell albinfo.ch. Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë së organizuar nga United Cybersecurity Alliance në Austri dhe Lihtenshtejn, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, universiteteve, kompanive lider dhe ekspertë të sigurisë kibernetike nga më shumë se 30 vende. Pas marrjes së çmimit, Kazia dha një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, ku theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për mbrojtjen e institucioneve dhe besimit publik. “Cybersecurity is not about protecting technology. It is about protecting trust,”...