Shqipëria, pjesë e nismës së OBT-së ‘Best Tourism Villages 2026’
Shqipëria është bërë sërish pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, iniciativë e Organizatës Botërore të Turizmit që vlerëson fshatrat ku trashëgimia kulturore, natyra dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin krah për krah. Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi se kjo nismë promovon modele të turizmit rural që ruajnë identitetin lokal, fuqizojnë komunitetet dhe mbështesin ekonominë vendase. Sipas ministrit Gonxhja, “Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar”. “Me trashëgiminë e saj të pasur kulturore materiale dhe jomateriale, peizazhet e mrekullueshme natyrore, traditat e gjalla dhe mikpritjen autentike, Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar dhe një nga asetet më të çmuara të...
Burimi:
kultplus.com