“Shqipëria përmes syve të Bajronit”, mbrëmje historike e kulturës shqiptare në Londër
“Shqipëria përmes syve të Bajronit” titullohet aktiviteti i organizuar në Londër, një produksion etno-muzikor dhe teatror që ndërthurte historinë, poezinë, muzikën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Ky aktivitet shënoi një pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe një jehonë të veçantë në komunitetin shqiptar dhe atë britanik. Ky aktivitet i organizuar nga Empowered Women of Diaspora, në partneritet me British Albanian Youth & Culture, dhe mbështetjen kryesore të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, solli për herë të parë në Londër, pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, institucionin më të lartë artistik shtetëror në fushën e trashëgimisë muzikore dhe skenike shqiptare. I frymëzuar nga vepra “Childe Harold’s Pilgrimage”, produksioni e prezantoi Shqipërinë përmes këndvështrimit poetik të Lord Bajronit, duke përcjellë te publiku...
Burimi:
kultplus.com